Komoditeti dhe Hapsirat

Ne nuk japim vetëm dhoma për të qëndruar por edhe ambiente që ju të kaloni një eksperiencë të paharrueshme gjatë qëndrimit tuaj tek ne.

Komoditeti

Pishina

Nëse nuk keni dëshirë të shkoni në plazh mund të shpenzoni kohën pranë pishinës tonë.

Restoranti

Në restorantin tonë shërbehen ushqime të të gjitha llojeve: tradicionale, mesdhetare dhe moderne.

Mobilim modern

Dhomat tona janë më shumë së vetëm një vend ku ju do të qëndroni. Hapësirat dhe mobilimi modern do të jenë gjitçka ju keni nevojë për të realizuar pushime të paharrueshme.

Jacuzzi

Vaskat do ju mundësojnë të relaksoheni në mbrëmjet tuaja pas një dite të lodhshme plazhi.

WiFi Falas

Interneti është pjesë e pandashme e jetës se secilit prej nesh prandaj ne në hotelin tonë ofrojmë Wi-Fi me shtrije të gjërë në të gjitha dhomat dhe ambientet e jashtme të hotelit.

Parking

Parkingu I ndarë në dy zona (përball hotelit dhe brenda) është gjithashtu I garantuar për të gjithë klientët e hotelit.

Të tjera

Ushqim përfekt

Kuzhinierët tanë do të kujdesen që ju të ushqeheni shëndetshëm gjatë pushimeve tuaja në hotelin tonë. Ne krenohemi me larmishmërinë e zgjedhjeve që ofrojmë dhe kujdesin me të cilin kuzhinierët tanë profesional punojnë.

Pamje fantastike

Suitat tona dhe perëndimet magjepsëse të Velipojës do ta bëjnë qëndrimin tuaj në hotelin tonë një eksperiencë plot mbresa dhe të paharrueshme.

Ambiente për fëmijë

Ofrimi I sa më shumë shërbimeve për çdo grupmoshë është qëllimi ynë kryesor prandaj kemi menduar me kujdes edhe për fëmijët tuaj.

Planifiko pushimet tuaja tani.

Telefononi tani dhe ne do të ju ndihmojmë me paketën më të përshtatshme për buxhetin që ju dispononi.

Rezervo

Translate »
Open chat
Lakaj Hotel & Suites
Pershendetje!
Si mund të ju ndihmojmë?